Sveçla takon Hovenierin, bisedojnë për sigurinë e për projektet me SHBA-në

Aktuale

Sveçla takon Hovenierin, bisedojnë për sigurinë e për projektet me SHBA-në

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 18:52
Pamje nga takimi

Ministri Sveçla bën të ditur se ka falënderuar ambasadorin Hovenier pas donacionit të ambasadës amerikane prej 250 kamerash trupore për Policinë e Kosovës. Temë diskutimi mes Sveçlës e ambasadorit Hovenierit ishin siguria e projektet e përbashkëta.

Siguria e përgjithshme në vend dhe projektet e përbashkëta në mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian ishin temat e diskutimit në mes ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ministri Sveçla ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin Hoveneir gjatë të martës.

“Kisha kënaqësinë të pres sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Biseduam për situatën e përgjithshme të sigurisë, për projektet e përbashkëta që kemi në proces me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për angazhimet e mëtutjeshme në fushat që janë në interes të të dyja palëve”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat