Peci i Zveçanit pas vendimit të MAPL-së: Është ende heret për të vendosur

Aktuale

Peci i Zveçanit pas vendimit të MAPL-së: Është ende heret për të vendosur

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 19:23
Ilir Peci, kryetari i Zveçanit

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka filluar procedurat për dorëheqjen e katër kryetarëve në komunat në veri.

Në kk sot ka folur rreth kësaj çështje Ilir Peci, kryetari i Zveçanit.

Ai ka theksuar se deri tani nuk ka udhëzim ndonjë vendim që t’i tregojë se si duhet të veprojë.

“Tash e shohim derisa nuk na vjen diçka zyrtarisht. Për mua si kryetar e shoh se ende është herët për të marrë një vendim”.

“Të shohim në ditët e ardhshme se si do të zhvillohet kjo situatë në komunat veriore. Është ende herët të marrë ndonjë vendim apo të japë ndonjë deklaratë rreth saj”, ka thënë Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat