Arrestimi i Goxhajt, avokatët flasin për procedurat e ndalimit e ekstradimit

Aktuale

Arrestimi i Goxhajt, avokatët flasin për procedurat e ndalimit e ekstradimit

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 19:52
Dritan Goxhaj

Paraditën e së hënës ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, shtetas i Shqipërisë është ndaluar nga Policia e Shqipërisë por me urdhër të Dhomave të Specializuara të Kosoës në Hagë.

Kjo nën dyshimin se i njëjti, ka kryer veprat penale të frikësimit dhe pengimit të personave zyrtarë, respektivisht dyshimi se ka publikuar emrat e dëshmitarëve në disa çështje penale, të ngritura pas luftës në Kosovë.

E ani pse Dhomat e Specializuara  veprojnë nën juridiksionin e shtetit të Kosovës, ka hapësira ligjore të arrestoj edhe shtetas të huaj.

“Gjykata Speciale ka mandat me juridiksionin personal vetëm me qytetarët e Kosovës ka mandat edhe ndaj personave tjere që mund te jetë qytetarë i Shqipërise apo Serbisë dhe shteteve tjera te cilet kanë mundur te kenë kryer krime ose te kenë kryer vepra penale kunder administrimit te drejtësisë sic është rasti në fjalë”, ka thënë Taulant Hodaj – Avokat.

“Në këtë rast kemi të bëjë me pretendimin e Prokurorit Special që pasojat është shkaktuar në territorin e Kosovës dhe vepra është kryer në terrotorin e Kosovës që e bën kompetente Prokurorinë Speciale në kuadër të kompetencave territoriale”, ka theksuar Skender Musa – Avokat.

Por në rastin e Dritan Goxhaj, sipas avokatit, Taulant Hodaj procesi i ekstradimit në Hagë mund të marrë më shumë kohë.

“Në Shqipëri tani aplikohen rregullat e shtetit shqipëtar, është procedura e ekstradimit. I njejti ka të drejtë të ankohet në juridiksionin shqiptar për mosekstradim tash dmth vlejnë rregullat e të drejtës penale ndërkombëtare”, ka shtuar Taulant Hodaj – Avokat.

Dritan Goxhaj kishte qenë pjesë e UÇK-së, ndërsa si ushtarak dhe ekspert i aviacionit, ka qenë i njohur për publikun në Shqipëri për analiza në fushën e sigurisë, por edhe ato të fushës së drejtësisë, në veçanti rreth Kosovës dhe gjykimeve në Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat