Vela i kundërpërgjigjet Petkoviqit: E di mirë ku janë kufijtë e Kosovës, që shpesh kërkon ta vizitosh

Aktuale

Vela i kundërpërgjigjet Petkoviqit: E di mirë ku janë kufijtë e Kosovës, që shpesh kërkon ta vizitosh

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 22:15
Presidentja Vjosa Osmani- Blerim Vela

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq,  nuk i ka pritur mirë deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ka thënë se Kosova është shtet demokratik, me kufijtë ekzistues.

”Ne e dimë mirë, Ambasador, ku janë kufijtë në Kosovë, ata janë kufijtë e Serbisë në përputhje me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të OKB-së. Dhe Lista Serbe është zgjedhja dhe zëri i popullit serb që mbron interesat kombëtare të popullit të tij në Kosovë, jo të ambasadave të huaja”, ka deklaruar Petkoviq.

Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur shefi i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela.

“Petre ngele akoma në ekskursionin tuaj në Kinë?

Nga të gjithë zyrtarët e Serbisë, ju e dini më së miri se ku janë kufijtë e Kosovës, gjë që ju e shënoni me rregull në kërkesat tuaja për të vizituar Kosovën.

Lista Serbe është e regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës – sipas ligjeve të Kosovës” ka shkruar Vela në twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat