Korenica i VV-së këmbëngul që t’i mundësohet qasja në dokumentet publike për rezervën shtetërore

Aktuale

Korenica i VV-së këmbëngul që t’i mundësohet qasja në dokumentet publike për rezervën shtetërore

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 21:54
Visar Korenica

Deputeti i VV-së, Visar Korenica, vazhdon të insistojë që t’i pranohet kërkesa për qasje në dokumente publike, pas pretendimeve për keqpërdorime nga MINT-i për rezerva shtetërore.

Qasja në dokumente publike do duhej të ishtë gjëja më normale dhe në të njejtën kohë inkurajuese për çdo shtetas të Republikës së Kosovës që ka për qëllim kërkesë për llogaridhënie për shpenzime të parasë publike, gjithmonë duke respektuar ligjet në fuqi”, ka shkruar ai.

“Ajo çfarë dje kemi bërë me Blendin i cili përveç se përkrahës i Lëvizjes dhe kritik i dalluar, është shembull i një aktivizmi qytetar karshi qeverisjes aktuale nga e cila qytetarët presin përgjegjësi dhe angazhim ndryshe nga qeverisjet e kaluara, për atë dhe jemi mbështetur dhe votuar”, ka vazhduar ai.

Kujtojmë se Korenica kërkesën e ka dorëzuar një ditë më parë për të pasur qasje në dokumentet që lidhen me rezervën e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat