Zemaj: Dyshimet për korrupsion në qeverinë Kurti janë të mëdha

Aktuale

Zemaj: Dyshimet për korrupsion në qeverinë Kurti janë të mëdha

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 22:02
Armend Zemaj

Në emisionin informativ “Info10”, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj duke komentuar audio-incizimet në ministrinë e udhëhequr nga Rozeta Hajdari deklaroi se kjo qeveri ka nënshkruar aq shumë tenderë njëburimor saqë dyshimet për korrupsion janë shumë të mëdha.

Zemaj tutje tha që kjo qeveri ka dhënë shumë subvencione e grante të dyshimta për OJQ që këta vet i kanë kriju.

 Ai përmendi edhe raportin e auditorit gjeneral i cili sipas tij ka dërguar 72 lëndë në prokurori që kanë elemente korruptive.

“Prokuroria ka hapësirë dhe duhet të sqarojë këtë aferë dhe nuk duhet të atakohen ata që po i publikojnë audio-incizimet”, tha Zemaj.

Zemaj në fund tha se këto afera që kanë dalë në sipërfaqe duhet të marrin verdiktin gjyqësor dhe nuk përjashtoi mundësinë që të krijohen edhe komisione hetimore për këto afera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat