Zëdhënësi i AAK-së: Hisen Berisha të tregojë kur ai dhe PDK do ta nënshkruajnë mocionin, deklaratat tjera të tij nuk i merr kush seriozisht

Aktuale

Zëdhënësi i AAK-së: Hisen Berisha të tregojë kur ai dhe PDK do ta nënshkruajnë mocionin, deklaratat tjera të tij nuk i merr kush seriozisht

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 16:35
Kushtrim Xhemaili

Zëdhënësi i AAK-së Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas deklaratave të deputetit të PDK-së Hisen Berisha pasi ky i fundit tha se Ramush Haradinaj po i vardiset Albin Kurtit.

Xhemaili në reagimin e tij tha se Kurtit mund t’i vardisen ata që që s’bëjnë asnjë hap edhe nuk kanë shpirt as dorë ta vënë nënshkrimin për largimin e Albin Kurtit.

Ai shtoi se Berisha dhe partia e tij do duhej të tregojnë se kur do ta nënshkruajnë mocionin e inicuar nga Aleanca. Sipas tij, deklaratat e tjera koti të tij nuk ia vlen as të komentohen se nuk i merr kush seriozisht.

Reagimi i plotë:

Hisen Berisha paska thënë se Ramush Haradinaj po i vardiset Albin Kurtit. Haradinaj ka kërku mocion për shkarkimin e Kurtit. Mund t’i vardisen ata që s’bëjnë asnjë hap edhe nuk kanë shpirt as dorë ta vënë nënshkrimin për largimin e Albin Kurtit.

Berisha dhe partia e tij do duhej të tregojnë se kur do ta nënshkruajnë mocionin e inicuar nga Aleanca. Deklaratat e tjera koti të tij nuk ia vlen as të komentohen se nuk i merr kush seriozisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat