Këshilltarja e Kurtit tregon pse dha dorëheqje

Aktuale

Këshilltarja e Kurtit tregon pse dha dorëheqje

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 12:58
Elizabeth Gowing

“Marrëdhënia e Qeverisë së Kosovës ndaj komuniteteve joshumicë”, ishte tema e debatit që u mbajt të premten në Qendrën Mediale në Çagllavicë, ku morën pjesë  përfaqësues të komuniteteve.

Me këtë rast këshilltarja e kryeministrit, Albin Kurti, Elizabeth Gowing, foli për atë që mendon për rolin e qeverisë në përmirësimin e kushteve të komuniteteve si dhe për çështjen e fondeve të shpërndara që ishte kryetemë dy javë më parë.

Gowing dha dorëheqjen nga Zyra për Komunitete në Kryeministri, për siç tha ngase rezultatet e konkursit nuk ishin përputhur me thirrjen fillestare për grantet.

Ajo tha se atë do ta pasojë një drejtori i ri, dhe pasiqë nuk do jetë i emëruar politik, do ketë qasje në proceset e granteve, për çka tha se nuk ka pasur qasje.

“Çështjet e ngritura janë çështje me rëndësi që i kemi trajtuar deri diku. Unë mendoj që ka pasur shumë iniciativa që kanë arritur qëllimin të ngrisin mundësitë për komunitetet në Kosovë. Përveç granteve që janë identifikuar prej zyrës së kryeministrit ka grante edhe për agro-bujqësi, por edhe në Ministrinë e Pushtetit Lokal e bursat për romët dhe egjiptianët. Pra duhet të ketë iniciativa jo vetëm në institucionet që janë për komunitete, por në të gjitha institucionet. Duhet të sigurohemi që 15% e institucioneve të jenë me komunitete”.

“Ky drejtor nuk do jetë politik, deri më tani ka qenë i emëruar nga kryeministri, pra unë nuk kam pasur asnjë mundësi të di kush ka aplikuar, të jem në sallë për të ditur për aplikimet. Unë kam ditur vetëm kur është votuar në uebsajt. Me ndihmën e monitorimit të  ambasadës britanike do kemi një drejtor që do ndikojë në jetën e komuniteteve, i di problemet e komuniteteve. Dhe besoj se deri në fund të këtij viti kjo drejtori do jetë më e shëndoshë. Unë mendoj se mundësi prej zyrës për t’i ndihmuar komunitetit është një mundësi e mirë. Mund të bëjmë shumë së bashku”, tha Gowing.

“Unë kam thënë se rezultatet nuk janë përputhur me qëllimet e thirrjes në atë grant. Komisioni nuk është më i fuqishëm se ligjet, por as unë më e fuqishme se Komisioni. Qëllimi është se a është dalë prej këtyre thirrjeve çka synohet në këto thirrje”.

Jovana Radosavijeviq, nga komunitetit serb, tha se ndonëse Qeveria po përqon mesazh që synim kryesor e ka sundimin e ligjit, kur vije puna për serbët qasja është selektive.

“Qeveria nuk i kupton dhe nuk do t’i kuptojë problemet që kanë dal nga komuniteti në veri. I gjithë arrestimi dhe sidomos këto arrestimet që kanë ndodhur ku kemi numër të madh të njerëzve që janë larguar nga veriu si rezultat i frikës nga arrestimi në vend që të kalojnë muaj në paraburgim pa aktakuzë. Një nga mesazhet kryesore që kjo Qeveri po përçon është se synimi kryesor është sundimi i ligjit ndonëse qasja kur vije tek serbët në drejtësi është selektive. Poashtu duhet të flasim edhe për tërheqjen e përhershme të forcave speciale të Kosovës dhe poashtu ajo ka shpenzime dhe po flas edhe si taksapaguese këtu. Do të mund të flisja shumë më shumë por kaq për momentin”, tha Jovana.

Sa i përket komunitetit boshnjak, foli Ramçe Kasi, ku tha se nuk kanë mbështetje financiare nga askush, duke shtuar se nuk shohin perspektivë që të jetojnë në Kosovë.

“Do filloja të flisja për mediet sepse ne kemi edhe një faqe që funksion tash e sa vjet. Do falënderoja Ambasadën Amerikane për mbështetjen. Sidomos për mediat tona boshnjake sepse nuk kemi asnjë mbështetje financiare. Presim çdo vit mbështetje nga zyra e kryeministrit, por çfarë mund të bëjmë ne me 2000-3000 a 4000 euro. Ne e kemi këtu zonjën që ka qenë në zyrën e kryeministrit. Sinqerisht apo është bërë vetëm sa për sy e faqe të bëhet ky konkurs. Ne është dashtë të merrnim 16 mijë euro. Ne nuk shohim asnjë lloj perspektive. Duhet të pyes dikush pse, për çfarë arsye nuk mund të marrim asnjë fondacion as nga komuna as nga Qeveria”.

“Atje tek ne kemi një largim shumë të madh të popullatës, poashtu askush nuk po vjen të shoh pse po largohen këta njerëz. Shembulli i fundit, hapet një konkurs në komunë e asnjë nga pakicat nuk është punësuar. Të gjithë të rinjtë pyesin veten cilën është perspektiva e tyre. Shpresoj që qeveria me kohë do shfrytëzoj problemet e kërkesat tona. Që të gjithë të jetojnë në Kosovë me komunitetin shumicë”.

Avni Mustafa nga komuniteti rom, tha se Pjesëtarët e komuniteteve pakicë janë prioriteti i fundit i Qeverisë së Kosovës.

“Pjesëtarët e komuniteteve pakicë janë prioriteti i fundit i Qeverisë së Kosovës. Nuk ka institucion që punon për të implementuar nevojat e komuniteteve. Atë që dua ta them dhe theksoj është që komuniteti rom i ka 8 000 e ca individë. Tani jemi pak më shumë. Në përgjithësi janë disa politika që implementohen në BE, e Qeveria jonë mundohet t’i implementojë këto politika por kur flasim në komunitetet pakicë këtu po përmenden serbët, ata boshnjakë e krejt në fund ata të komuniteteve rom, ashkali e egjiptianë. Si i tillë më duhet të theksojë se nuk është bërë shumë në këtë drejtim. Këtu jemi gjithmonë për t’i ndihmuar Qeverisë. Organizata në të cilën punoj ka punuar gjithmonë në këtë aspekt”.

Srdan Sentiq, tha se komunitetet duhet të ndjenë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për integrimin e sinqertë të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat