Bashkatdhetarët po presin pesë orë e gjysmë në Merdar, për të dalë nga Kosova

Aktuale

Bashkatdhetarët po presin pesë orë e gjysmë në Merdar, për të dalë nga Kosova

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 21:07
Ilustrim

Po vazhdojnë pritjet e gjata për bashkatdhetarët tanë për të dalë nga Kosova.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar sipas raportit të fundit të lëshuar në orën 19:56, ka bërë të ditur se mërgimtarët janë duke pritur deri në pesë orë e gjysmë te pika kufitare në Merdarë për të dalë nga Kosova.

Ndërsa, sipas të njëjtit raport, te pika kufitare te Dheu i Bardhë, ata po presin deri në një orë e gjysmë për të bërë daljen e tyre nga Kosova.

Po ashtu, për të përcjellur gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat