Kurti vizitë në QKUK: Buxheti për shëndetësi këtë vit është për 50% më i lartë

Aktuale

Kurti vizitë në QKUK: Buxheti për shëndetësi këtë vit është për 50% më i lartë

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 12:37
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka shkuar sot për vizitë në Klinikën e Onkologjisë në QKUK ku ka njoftuar se është funksionalizua akseleratori i gjeneratës së fundit, siç thotë tre muaj më herët se që ishte planifikuar.

Ai njofton se në këtë klinikë deri në fund të këtij viti do të investohen mbi 2.1 milionë euro.

Kryeministri ka thënë tutujenë postimin në Facebook ku ia ka bashlkangjitur dhe një video, se buxheti për shëndetësi këtë vit është për 50% më i lartë.

Postimi i tij:

Në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, u funksionalizua akseleratori i gjeneratës së fundit.

Pajisja që kushtoi 1.4 milion euro, do të jetë në shërbim të të gjithë pacientëve, tre muaj më herët se që ishte planifikuar fillimisht.

Përveç trajtimit më të mirë të sëmundjeve, ajo do të ndikojë drejtëpërdrejt në uljen e kohës së pritjes së pacientëve, ndërkaq që shumë prej tyre nuk do të kenë nevojë të shkojnë për trajtim jashtë vendit.

Në këtë klinikë deri në fund të këtij viti po investohen mbi 2.1 milionë euro. Buxheti për shëndetësi këtë vit është për 50% më i lartë. Vizita e përbashkët sot me ministrin e Shëndetësisë, ishte vizitë për t’i përgëzuar, për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimin tonë për mjekët, infermierët dhe fizikantët, por njëkohësisht për të dhënë zotimin tonë për mbështetje të mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat