“Kamberi deputet i Vuçiqit!”, Shqiprim Arifi “godet” me video edhe Sinanin

Aktuale

“Kamberi deputet i Vuçiqit!”, Shqiprim Arifi “godet” me video edhe Sinanin

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 21:11
Pamje nga video

Kryetari i Komuës së Preshevës, Shqiprim Arifi, po vazhdon luftën politike me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin si dhe këshilltaren e kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinanin.

Arifi nuk ka hezituar qe të etiketojë Kamberin me “deputet i Vuçiqit”.

”Kamberi deputet i Vuçiqit! A i besojnë shqiptarët më këtij?”, ka shkruar Arifi teksa postoi edhe një video.

Në atë video shihet Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani duke u përshendetur me presidenitn serb, Aleksandër Vuçiq.

Në Preshevë ka luftë të ashpër politike që shpesh kalon edhe në etiketime të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat