Ish-ministri Mehaj kërkon të niset një fushatë për anëtarësim në BE dhe NATO

Aktuale

Ish-ministri Mehaj kërkon të niset një fushatë për anëtarësim në BE dhe NATO

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 10:43
Armend Mehaj

Ish-ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka kërkuar nga të gjitha shtresat e shoqërisë të lobojnë për shtetin e Kosovës të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

Ai ka kërkuar që pesë shteteve të Bashkimit Evropian (BE), t’i tregohet e “vërteta e Kosovës”.

Mehaj ka kërkuar nga qytetarët të vendosin në profilet e rrjeteve sociale dy “hashtag”: #KosovoInNato dhe #KosovoInEU.

Postimi i plotë i Mehajt:

Të nderuar personalitete, artistë, intelektualë, liderë, shokë, profesorë, senator, kongresmen, lobist, Shoqata, dhe të gjithë qytetarë të nderuar të Kosovës, të mërgatës Kosovare dhe matanë ndërkombëtar. Ju bëjë thirrje si bashkëqytetar, bashkëkombës dhe mik i juaj,

Të ftoni, kudo që jeni dhe nga cilado pozitë që keni, miqtë tuaj spanjoll, grek, rumun, sllovak dhe qipriot, edhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta dëgjojnë të vërtetën e Kosovës dhe të popullit tonë:

– Republika e Kosovës dhe populli ynë, ndajnë vlera të përbashkëta euroatlantike të lirisë, të paqes dhe të demokracisë.

– Republika e Kosovës është partner i besueshëm, e këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi në secilin projekt të përbashkët në funksion të humanitetit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë.

– Republika e Kosovës, historikisht dhe kulturalisht, është pjesë e pandarë dhe e natyrshme e familjes evropiane.

Ju faleminderit paraprakisht për angazhimin tuaj.

Të gjithë së bashku, në profilet tona të rrjeteve sociale të vendosim: #KosovoInNato #KosovoInEU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat