Berisha: Naive që deklarata e Macron të mos merret për bazë

Aktuale

Berisha: Naive që deklarata e Macron të mos merret për bazë

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 13:42
Anton Berisha

Ish zv.ministri i Jashtëm i Kosovës Anton Berisha në një lidhje direkte për “Tirana Live”, ka komentuar qëndrimin e presidentit Macron në lidhje me vizat për Kosovën.

Sipas Berishës është e rëndësishme që Kurti dhe organet e tjera kompetente të marrin parasysh deklaratat pasi është në dëm të Kosovës.

Ndër të tjera ai ka theksuar situate mes Kosovës dhe Serbisë është qeverisja e papërgjegjshme e Kurtit dhe e Vuçiç.

“Në një moment kur BE dhe mekanizmat e tjerë vendosën që nga janari I 2024 të lëviznin në mënyrë të lirë një politikë e papërgjegjshme e qeverisë së Kosovës siç po vë në pikëpyetje shumë çështje të tjera duket se do të mbajë peng edhe lëvizjen e lirë për tu mundësuar qytetarëve që të jenë të barabartë në lëvizje si qytetarët e tjerë në rajon. Është naive që të mos merren parasysh deklaratat e një presidenti me rëndësi siç është ai i Francës, por ka aventuristë politikë që janë në qeveri që gjitha temat e vendeve serioze i marrin jozeriozisht dhe veten e marrin seriozisht. Deklarata e tij është me peshë të madhe dhe ka të bëjë edhe me Serbinë pasi nëse shteti i tyre është i papërgjegjshëm do të kenë kufizim në lëvizjen e lirë. Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë është një procedim franko-gjerman dhe lëvizja e papërgjegjshme e Kurtit dhe Vuçic nuk mund të ketë këtë parpërgjegjshmëri. Qëndrimi i Macron dhe i zyrtarëve të tjerë të BE kanë theksuar se do të kene benefite evropianë nëse sillen në atë mënyrë dhe nuk mund të sillesh siç po bëjnë qeveritarët në Ksoovë dhe e njëjta gjë dhe për Serbinë. Penalizimi ka ndodhur dhe është duke ndodhur për shkak të politikës së papërgjegjshme të Kosovës dhe të Serbisë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka dhënë detaje në lidhje me qëndrimet e ndërkombëtarëve dhe masave të marra ndëshkuese ku shprehet se Kurti duhet që të marrë parasysh kërkesat e BE dhe të SHBA-së.

“Forumi në Slloveni në të ardhmen nuk ka sjellë ndonjë gjë me peshë por Kurti për shkak se është izoluar me takimet me zyrtarë evropiane dhe zyrtarë të SHBA-së e ka realizuar veten në botën e tij në kërkim të një personi të jashtëzakonshëm dhe bën një veprim në një krah dhe deklarohet në një kah tjetër dhe krijon një format tipik ideologjik dhe të padobishëm për shtetin e tij. Këto janë lojëra që janë bërë të lexueshëm për partnerët e Kosovës dhe nuk e përcjellin më atë që thotë por i kanë dhënë detyra për deeskalim të situatës dhe nëse nuk e prano e zbato do të ketë një thellim të masave. Eksperienca e deritanishme nuk më jepte optimizëm as për ndërmjetësin Lajcak as për kryeministrin Kurtin. Paparashikueshmëria e Kurtit është dilema por ajo që është e pakuptueshme është nëse pala amerikane do të jetë rigoroze në këtë aspekt, pasi atëherë nuk ka asnjë dyshim se Kurti tërhiqet”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat