Po e kërkon rrëzimin e Kurtit, Loshi ia “shuan shpresat” Haradinajt: Mos shitni mend e trimëri, nuk ua var njeri!

Aktuale

Po e kërkon rrëzimin e Kurtit, Loshi ia “shuan shpresat” Haradinajt: Mos shitni mend e trimëri, nuk ua var njeri!

Nga: A.Zh Më: 2 shtator 2023 Në ora: 11:17
Liri Loshi dhe Ramush Haradinaj

Ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Liri Loshi, ka ironizuar me kërkesën e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, për rrëzimin e Albin Kurtit.

Në një postim në Facebook, Loshi ka thënë se Haradinaj një vit më parë i kishte thënë Kurtit “Ndalu sa s’të kanë ndalë!”.

Por, sipas tij, Haradinaj duhet të mësohet me “fatkeqësinë” që e ka gjetur, përcjell Bota sot.

“Sot një vit Ramushi i paska thënë Albinit: “Ndalu sa s’të kanë ndalë!” Tash, pas një viti, po thotë: “Me e heqë Albinin është detyrë kombëtare!”

Unë po i them atij dhe shumë të tjerëve, mësohuni me “fatkeqësinë” që ju ka gjetë dhe mos shitni mend e trimëri. Nuk ua var njeri, besoni!”, ka shkruar Loshi.

“Ç’është ky kryeministër që e lufton sistemin e drejtësisë të shtetit të vet e i mbron “dosllarët” e krimit! Ç’është ky njeri që e sulmon median e shtetit ku vet është kryeministër, veç pse ato i’a zbulojnë hajnitë e miqtë matrapazë! Ky njeri që vjedhjen e bukës së popullit, mundohet ta mbulojë me “borën e parvjeme”!”.

“Çka duhet të ndodhë tjetër që ju që keni votë, që keni zë, që keni mendje e zemër dhe që e doni Kosovën, të bindeni se shkarkimi i këtij njeriu, sot është detyrë kombëtare!”, ka shkruar së fundmi Haradinaj në “Facebook”.

Ndaj deklaratave të Haradinajt për rrëzimin e Kurtit, ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ai i ka thënë Haradinajt se Qeveria është në shtëpinë e vet.

“Qeveria Kurti në shpi osht. Është në shtëpinë e vet. Këtu është shtëpia e Qeverisë”, ka thënë Konjufca duke qeshur./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat