Lutfi Haziri flet për kandidimin e mundshëm si kryetar i LDK-së

Aktuale

Lutfi Haziri flet për kandidimin e mundshëm si kryetar i LDK-së

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 15:44
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka komentur kandidimin e tij të mundshëm si kryetar i kësaj partie.

Zgjedhjet e brendshme të kësaj partie do të mbahen në tetor. Haziri ka treguar se projekti “Rruga e Re” është në përfundim dhe po ashtu kanë përfunduar gjysma e zgjedhjeve nëpër degë. Ai tha se në javën e parë të tetorit janë të gatshëm për zgjedhjen e kryetarit.

“Njerëzit e LDK-së që kanë kontribuar janë vlera që i respektojmë e i nderojmë, edhe ata që janë gjallë edhe ata që nuk janë në jetë”, u shpreh Haziri.

Por, kur ka folur për kandidaturat, Haziri ka thënë se do t’i japë sërish përkrahje Lumir Abdixhikut, kryetarit aktual.

“Lumir Abdixhikun e kam respektuar. Unë nuk mund të jem në kandidaturë. Është vetëm një emër, vetëm kryetari i zgjedhur i LDK-së që po përfundon mandatin e tij të rregullt. Ai tani po e kërkon edhe një mandat”, u shpreh Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat