Strukturat paralele s’e lirojnë objektin komunal në Mitrovicë të Veriut

Aktuale

Strukturat paralele s’e lirojnë objektin komunal në Mitrovicë të Veriut

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 20:12
Nexhat Ugljanin

Kryesuesi i Kuvendi Komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Ugljanin, thotë se ende nuk ka filluar të lirohet objekti komunal, i cili shfrytëzohet nga strukturat paralele.

Ugljanin, thotë se objekti duhet të lirohet, sepse është objekt i institucioneve të Kosovës.

“Personat janë në vazhdimësi duke punuar, sot kam qenë afër objektit. Ne besojmë që situata do të kapërcejë krejt në rregull. Objekti duhet të lirohet, sepse është objekt i institucioneve të Kosovës edhe ne do të presim në vendin e punës se çfarë do të ndodh nesër”, tha ai.

Ai thotë se ka mundësi që procesi për lirimin e objektit të shtyhet, kjo sipas tij për shkak të insistimit nga bashkësia ndërkombëtare.

“Ndoshta do të shtyhet procesi edhe shtyrja e vendimit për lirimin, por sipas informacioneve ende nuk ka urdhër për shtyrjen e afatit për lirimin e objektit. Bashkimi Evropian kërkon shtyrjen e vendimit, për de-eskalim të situatës. EULEX është non-stop në vendin e ngjarjes  dhe afër komunës dhe objektit që duhet të lirohet”.

Gjithashtu, ai thotë se sot rreth orës 11:00 në këtë objekt që kanë kërkuar të lirohet ka pasur alarm të rrejshëm për bombë.

“Sot, ka qenë një bastisje nga ana e Policisë së Kosovës, ku ka qenë  një paralajmërim i rrejshëm për bombë eksplozive të ndodhet brenda, dhe policia ka ndërhyrë dhe ka kryer me ekipet e ekspertizës që alarmi ka qenë i rrejshëm. Ka qenë lajm i rrejshëm”, tha ai.

Nesër, përfundon afati kohor prej dy javësh që Komuna e Mitrovicës së Veriut ka vendos që të lirohet objekti komunal që shfrytëzohet nga institucionet e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat