Arrestohet ish-komandant Remi?

Aktuale

Arrestohet ish-komandant Remi?

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 20:54 Përditësuar në ora: 22:49 më 12.09.2023
Rrustem Mustava

Remi jep detaje për arrestimin, tregon çfarë i seukestroi EULEX

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka thënë se sot rreth orës 20:00 para shtëpisë së tij i janë prezentuar hetuesit e Gjykatës Speciale të Kosovës me një urdhër nga prokuroria e Gjykatës Speciale për kontroll të telefonit.

Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se tani gjendet në shtëpi pas intervistimit që pati.

“Gojarisht më shpjeguan se duhet të bëjmë një bisedë zyrtare në zyre të Eulex-it”.

“Personeli nga Gjykata Speciale janë sjellë me respekt. Në zyre të Eulex-it më është sekuestruar telefoni im dhe posa është bërë kjo kontroll pa asnjë interesim shtesë nga ana e tyre, ka përfunduar biseda dhe tani gjendem në shtëpi”, ka shkruar ish-komandant Remi.

Ish-komandant Remi lirohet pas arrestimit

Rrustem Mustafa, ish-komandant Remi është arrestuar në orët e vona sonte nga Gjykata Speciale e Kosovës.

Pas mbajtjes për një kohë në bazën e Misionit të Eulexit, ai është liruar për në shtëpi.

Për klanin, ai nuk pranoi të flasë detajisht.

Por, ai veçse ka thënë se ia kanë ndaluar telefonin personal

----

Para pak kohë është arrestuar ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi.

Ish-komandanti i UÇK-së është dërguar në bazën e misionit të EULEX-it në Fushë Kosovë.

Remi, që ka qenë deputet i PDK-së vite më parë, dyshohet nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, për krime lufte.

Media po ashtu ka provuar të kontaktojë me Gjykatën Speciale për këtë rast, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Megjithatë, para dy muajve, Mustafa kishte përfunduar dëshminë e tij në Hagë, raporton Paparaci.

Mustafa pati thënë se për të ka qenë shumë e rëndë ndjesia të ketë përballë bashkëluftëtarët e tij me akuza të padrejta.

“Nuk ka relativizim të fajit. Ky relativizim sa i pamoralshëm po aq i palogjikshëm, përfundoi me një kategorizim absurd dhe cinik: ata që sulmonin, ata që masakronin, ata që zbatonin strategjinë e tokës së djegur, ata që e pastronin etnikisht një territor të huaj, ata që ishin në tokë të huaj. Rrugën e relativizimit të fajit e ndjek politika serbe e mbështetur nga Rusia, madje edhe drejtuesit më të moderuar të partive politike dhe të shtetit”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, asnjë shpifje ndaj UÇK-së, nuk mund ta zhbëjë katrahurën që shkaktoi politika kriminale e një regjimi.

“Ata me po aq zell vazhdojnë ta zbulojnë fajin e të tjerëve, ndërkohë që nuk distancohen nga krimet që ka bërë një regjim, një shtet, njerëz konkretë në kohë dhe hapësirë të caktuar. Asnjë shpifje kundër të tjerëve, veçmas UÇK-së, asnjë imputim nuk mund ta zhbëjë katrahurën që shkaktoi politika kriminale e një regjimi, i cili duke indoktrinuar të tjerët e indoktrinoi veten, siç shihet, përjetësisht”, tha ai.

Remi kishte nisur dhënien e dëshmisë së tij në Hagë, para dy muajsh. Ai ishte dëshmitari i parë që ka dalë publikisht në gjykimin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, pasi të gjithë të tjerët kanë qenë me masa mbrojtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat