Ymeri: Kurti nuk e përjeton veten si kryeministër i të gjithëve

Aktuale

Ymeri: Kurti nuk e përjeton veten si kryeministër i të gjithëve

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 22:48
Visar Ymeri

Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk e përjeton vetën si kryeministër i të gjithëve, por i vetëm i njërës palë”.

Në këtë linjë, Ymeri ka komentuar masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe viktimën e parë këtyre masave, ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, të cilin iu anulua një takim të Bruksel.

Anulimi i takimit u komentua edhe nga Kurti, e cili i bëri përshtypje Ymerit.

“Kryeministri nuk po mban qëndrim, kryeministri vetëm po na bie sanksione, asnjë prej qëndrimeve që i ka proklamuar nuk i ka mbajtur. Unë mendoj që as nuk u dashtë mu nis, sepse nuk na kanë sjellë kurrfarë përftimi… A patën suksese masat? Nuk patën sukses asnjëra, pse nuk kanë qenë të menduara mirë sepse siç ka thënë kryeministri i Shqipërisë kanë qenë taktizim koti dhe i gabuar e jo strategji. E një Qeveri që nuk di me ndërtu strategji me veriun, dialogun e kështu me radhë ka me bë kësi gabime të panumërta. Dhe po pësojmë gjithmonë. Dhe e patë çka tha për Nenad Rashiqin se e kanë ndalë, ai është ministër serb në Qeverinë e Kosovës. O kryeministër masat janë ndaj Kosovës, nuk janë ndaj shqiptarëve dhe serbëve. Ky nuk e përjeton vetën si kryeministër i të gjithëve, ky mendon që është kryeministër vetëm i njërës palë… Pse e përmend që e kanë ndalur edhe ministrin serb, a më lëshu veç pse është serb a, çka je ka do me thanë me këtë kryeministër”, ka thënë Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat