Çitaku me akuza ndaj Kurtit: Kosova s’duhet të frikësohet nga koordinimi me aleatët

Aktuale

Çitaku me akuza ndaj Kurtit: Kosova s’duhet të frikësohet nga koordinimi me aleatët

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 23:52
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Kosova nuk duhet të frikësohet nga koordinimi me aleatët.

Kjo deklaratë e Çitakut vjen disa orë pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel, mes Kryeminstrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq.

“Aleatët tanë kanë pasë kërkesa shumë eksplicite në raport me Kosovën. Në periudhë gjashtë mujore na është kërkuar që të përqendrohemi në arritjen e marrëveshjes finale me njohjen reciproke në qendër. 

Cila ka qenë përgjigja e kryeministrit Kurti? Veprime të njëpasnjëshme të pakordinuara dhe deklarata skandaloze, duke cilësuar sekretarin e shtetit si naiv.

Sipas saj, aleatët asnjëherë nuk kërkojnë nga Kosova të bëjë koncesione në dëm të shtetësisë.

“Ne nuk duhet të frikësohemi nga koordinimi me aleatët tanë. Kosova në vazhdimësi, tash e 25 vite ka përfituar nga koordinim dhe bashkërëndimi me aleatët tanë. Unë kam qenë në ato tavolina me vite, asnjëherë përfaqësuesit, posaçërisht të SHBA-ve, nuk kanë kërkuar nga Kosova që të bëjë koncesione në dëm të shtetësisë, në dëm të subjektivitetit ndërkombëtar, në dëm të Kushtetutshmërisë. Përkundrazi.”

“Kryeministri Kurti vazhdon të sillet si lider i papërgjegjshëm opozitar. Se edhe një lider i përgjegjshëm opozitar nuk do të duhej të bënte gabimet e njëpasnjëshme që ka bërë kryeministri Kurti posaçërisht që nga vera e vitit të kaluar”, deklaroi Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat