Themelohet komisioni hetimor për rezervën shtetërore

Aktuale

Themelohet komisioni hetimor për rezervën shtetërore

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 15:47
Kuvendi

Pas një debati të gjatë deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për rezervën shtetërore.

Drejtues i këtij komisioni është deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

Derisa zëvendëskryeseuese është deputetja Valentina Bunjaku e LDK-së.

Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë pesë anëtarë, PDK dhe LDK nga dy, derisa AAK dhe grupet joshumicë me nga një përfaqësues do të jenë pjesë e këtij komisioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat