Kush e vrau e për llogari të kujt!? Nela: Gjaku i Ahmet Krasniqit kërkon që të vihet para drejtësisë Fatos Klosi

Aktuale

Nga: M.L. Më: 21 shtator 2023 Në ora: 17:10
Kolonel Ahmet Krasniqi

Publicisti Milaim Nela ka përkujtuar kolonel Ahmet Krasniqin në 25 vjetorin e vrasjes.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Nela ka thënë se Kolonel Ahmet Krasniqi ishte shumë afër unifikimit të të gjithë fraksioneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nën një komandë.

Kjo sipas tij nuk do të ndodhte nëse misioni i kolonelit nuk do të ndërpritej.

Nela ka thënë se në këto rrethana u vranë jo vetëm Ahmet Krasniqi, por edhe shumë ushtarakë e veprimtar të shquar të çështjes kombëtare.

“Nëse lufta do merrte drejtimin që donte ta çonte Ahmet Krasniqi do kishim më pak viktima më shumë efektivitet dhe me siguri nuk do kishim një Mitrovicë të ndarë!

Nëse lufta do udhëhiqej nga Ahmet Krasniqi ndoshta nuk do kishim as çarmatosje të UÇK-se pas luftës sepse ajo do ishte institucionale!

Nëse lufta do udhëhiqej nga Ahmet Krasniqi me siguri do kishim shumë me pak ose aspak vrasje me atentate të pas luftës siç mjerisht ndodhi!”, shkruan mes tjerash Milaim Nela.

Postimi i plotë:

“LAVDI AHMET KRASNIQIT!

(me rastin 25 vjetorit të vdekjes)

Sot 25 vjet më parë u vra nga falangat e Serbisë dhe armiqve të kombit shqiptar në Tiranë ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Koloniel Ahmet Krasniqi!

Ai ishte shumë afër unifikimit të të gjithë fraksioneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nën një komandë dhe hierarki institucionale siç ishte ajo nën qeverinë e Kosovës së asaj kohe.

Nëse misioni i Ahmet Krasniqit nuk do ishte ndërprere fati i luftës çlirimtare besoj unë do të ishte krejt tjetër!

UÇĶ nuk do të dominohej nga krahu marksist-leninist i LPK-së të dalë nga bodrumet e Zvicrës e të përpunuar nga elementet e ish sigurimit famëkeq të Enver Hoxhës siç ishte Bedri Islami.

Për fat të keq si pasojë e këtyre elementeve kjo luftë pati edhe elementë të luftës civile dhe luftës për pushtetin e ardhshëm në Kosovën e pas luftës!

U vranë në rrethana misterioze jo vetëm Ahmet Krasniqi por shumë ushtarake dhe veprimtarë të shquar të çështjes së Kosovës.

Nëse lufta do merrte drejtimin që donte ta çonte Ahmet Krasniqi do kishim më pak viktima më shumë efektivitet dhe me siguri nuk do kishim një Mitrovicë të ndarë!

Nëse lufta do udhëhiqej nga Ahmet Krasniqi me siguri do kishim shumë me pak ose aspak vrasje me atentate të pas luftës siç mjerisht ndodhi!

Nëse lufta do ishte institucionale sot nuk do kishim damkosje të UÇK-së në gjykatat speciale dhe Kosova nuk do ishte duke i falë sovranitet Serbisë!

Dëmi që i është bërë Kosovës me vrasjen e Koloniel Krasniqit është shumë më i madh se sa mund të imagjinohet!

Gjaku i tij kërkon drejtësi!

Gjaku i tij kërkon shpagim!

Gjaku i Ahmet Krasniqit kërkon që të vihet para drejtësisë ish shefi i Shërbimit Informativ të Shqipërisë Fatos Klosi i cili ka informacionin se pse u çarmatos Kolonieli, kush e vrau e për llogari të kujt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat