Kjo deklaratë e Edi Ramës, bëri të ‘shpërthej’ profesor Bytyçin: Pse e bërë këtë për një dekadë?

Aktuale

Kjo deklaratë e Edi Ramës, bëri të ‘shpërthej’ profesor Bytyçin: Pse e bërë këtë për një dekadë?

Nga: N. Sh. Më: 21 shtator 2023 Në ora: 21:52
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Profesori dhe analisti politik Enver Bytyçi, e ka komentuar intervistën e fundit të kryeministrit shqiptar, Edi Ramës.

Rama në këtë intervistë ka thënë se, Serbia i shikon interesat e veta dhe nuk i sheh interesat e shqiptarëve.

Për këtë, profesori pyet se pse Rama u shërbeu interesave të Serbisë për një dekadë radhazi?

Postimi i plotë:

Zoti Rama sot paska dhënë një intervistë te një televizion i shit-blerë disa herë, derisa shkoi në duart e Devollëve! Në këtë intervistë ai thotë se "... nuk diskutohet që Serbia shikon interesat e veta, nuk sheh interesat tona"!

Derisa kryeministri i Shqipërisë e ditka që Serbia nuk sheh interesat tona, pse për një dekadë radhazi ky kryeministër pa dhe u shërbeu interesave të Serbisë?! Paradoksi është se edhe kur përpiqet të sillet pak më ndryshe, Rama e bën këtë në funksion të egos së tij dhe nuk e bën as në interes të publikut as në interes të Kosovës e të Shqipërisë!

Pushteti mbi gjithçka! Kjo e motivon kryeministrin e Shqipërisë! Prandaj nuk ia nin as për refleksion, as për gjë tjetër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat