Kurti viziton policin e plagosur

Aktuale

Kurti viziton policin e plagosur

Nga: A.SH Më: 24 shtator 2023 Në ora: 10:01
Foto nga vizita

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar policin i cili është plagos në veri të Kosovës.

Polici Alban Rashiti është plagosur me predhë në krahërorin e majtë.

Kurti tha se polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali.

Postimi në Facebook:

Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali.

Tash në ora 10:00 kemi mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat