Kurti pas sulmit në veri: Kam qenë në kontakt me ambasadorin amerikan Hovenier

Aktuale

Kurti pas sulmit në veri: Kam qenë në kontakt me ambasadorin amerikan Hovenier

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 12:56
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti tha se nuk ka informata se përse nuk ka reaguar akoma BE për sulmin që përfundoi me vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në veri të vendit. Ndërsa, konfirmoi se ka qenë në kontakt me ambasadorin amerikan në Kosovë, Hovenier.

“Nuk jam në dijeni pse nuk ka reagu ende BE, por kam qenë në kontakt me ambasadortin Hovenier, do të vendosi kontakt edhe me ambasadorin e BE-së Tomas Szunyog”, tha Kurti.

“Dua të besoj që pas këtyre fakteve nuk ka askush që te këtë dilema se çfarë rreziku kemi jo vetëm në Banjskë”, u shpreh ai.

“Bëhet fjalë për profesionistë që me maska e uniforma e kalibra të rëndë kanë ardhur ta destabilizojnë territorin e Republikës sonë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat