Bajqinovci viziton policin e plagosur nga sulmi terrorist: Uroj në shërimin e shpejt të Alban Rashitit dhe kthimin në vendin e punës

Aktuale

Bajqinovci viziton policin e plagosur nga sulmi terrorist: Uroj në shërimin e shpejt të Alban Rashitit dhe kthimin në vendin e punës

Nga: M.H. Më: 24 shtator 2023 Në ora: 14:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti nga radhët e LVV, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur që ka vizituar policin e plagosur në veri , gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ai u shpreh se policit i shprehëm nderimin dhe respektin maksimal dhe mbi të gjitha i uruam shërim dhe kthim në vendin e punës, përcjell “Bota sot”.

Gjithashtu deputeti theksoi që ky sulm terrorist nga Serbia u urdhërua nga Vuçiqi.

Postimi i plotë                                  

Së bashku me kolegët deputetë të Grupit Parlamentar të VV-së dhe nga Komisioni për Siguri, Komisioni për Legjislacion, vizituam oficerin policor të plagosur nga sulmi terrorist z.Alban Rashiti. Policit i shprehëm nderimin dhe respektin maksimal dhe mbi të gjitha i uruam shërim dhe kthim në vendin e punës.

Sulmi terrorist nga Serbia i urdhëruar nga Vuçiqi, duke vrarë rreshterin e policisë Afrim Bunjaku dhe duke plagosur policin Alban Rashitin, dëshmon edhe njëherë qëndrimin e drejtë të Republikës së Kosovës se fashizmit serb i instaluar në kreun e shtetit, nuk duhet t'i bëhen më lëshime në kurriz të paqes dhe stabilitetit rajonal.

Lavdi dëshmorit më të ri të Kosovës, rreshter Afrim Bunjaku!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat