Daçiq deklaroi se Radoiçiq nuk ishte në pamjet e publikuara nga Manastiri i Banjskës, por ja çfarë thoshte Vuçiq para 6 muajve

Aktuale

Daçiq deklaroi se Radoiçiq nuk ishte në pamjet e publikuara nga Manastiri i Banjskës, por ja çfarë thoshte Vuçiq para 6 muajve

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 11:06
Radojqiq

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka publikuar një video në të cilën shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq në oborrin e Manastirit të Banjskës, pas sulmit kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit më 24 shtator.

Sipas Sveçlës, Radoiçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa të tjerë.

“Kryekrimineli Radoiçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve”, ka njoftuar Sveçla.

Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup personash të maskuar dhe të armatosur derisa po shkonte për ta hetuar bllokimin e një rruge nga dy kamionë pa targa në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Reklama

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, policia vrau tre sulmues të nacionalitetit serb, ndërsa i arrestoi tetë të tjerë.

Radoiçiq – nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, Listës Serbe – kërkohet nga autoritetet e Kosovës dhe është gjithashtu në listën e zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për “përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar”.

Pas publikimit të kësaj video, ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka pretenduar se këto pamje janë “mashtrim”.

“Këtu po përpiqet të tregojë se ka qenë Milan Radoiçiq apo Zvonko Veselinoviq që i kanë kryer këto veprime. Në anën tjetër të thonë se Vuçiq është organizator”, thuhet në reagimin e Daçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat