“Kurti do gjak”, “Kurti do luftë”, Bytyçi ‘godet’ Baton Haxhiun dhe Yzeirin: Kërkoni falje o të mjerë!

Aktuale

“Kurti do gjak”, “Kurti do luftë”, Bytyçi ‘godet’ Baton Haxhiun dhe Yzeirin: Kërkoni falje o të mjerë!

Nga: N. Sh. Më: 27 shtator 2023 Në ora: 19:47
Baton Haxhiu

Profesori dhe analisti politik, Enver Bytyçi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të Baton Haxhiut dhe Ilir Yzeirit, të cilët kanë thënë javë më parë se “Kurti do gjak” dhe “Kurti do luftë”.

Profesori shkruan se, kishte sulme pa fund kundër kryeministrit Albin Kurti, por tash u dëshmua se gjak e luftë duan Serbia dhe Vuçiqi, teksa shton se, as njëri e as tjetri nuk po guxojnë t’i thotë Vuçiqit se “ti do gjak e do luftë”.

Bytyçi kërkon nga Haxhiu e Yzeiri të kërkojnë falje për akuzat në drejtim të Kurtit.

Postimi i plotë:

"Kurti do gjak", thoshte Baton Haxhiu në fund të qershorit 2023! "Kurti do luftë", shkruante Ilir Yzeiri në atë kohë! Sulme pa fund! Ndërkohë tashmë u dëshmua se gjak e luftë duan Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandër Vuçiç!

Por as njëri e as tjetri nuk po guxojnë ti thonë presidentit serb se "Ti do gjak e do luftë"! Joooooo! Edhe pas akteve terroriste në veri të Kosovës duan ta shfajësojnë Vuçiçin! Madje deri në atë pikë sa po përpiqen ti mbushin mendjen dynjasë se sulmi terrorist në Zveçan kishte si cak presidentin e Serbisë!

Kërkoni falje për akuzat kundër Kurtit o të mjerë! Kini pak dinjitet dhe thonë së paku se gabuat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat