​Konjufca takon ambasadorin e Japonisë, diskutojnë për rritje të bashkëpunim ekonomik

Aktuale

​Konjufca takon ambasadorin e Japonisë, diskutojnë për rritje të bashkëpunim ekonomik

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 18:00
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi.

Në këtë takim kryetari Konjufca e njoftoi ambasadorin Mizuuchi me zhvillimet aktuale në Kosovë dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Në komunikatën e Kuvendit të Kosovës thuhet se kryeparlamentari foli për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Japonisë dhe shfaqi interesimin për ta thelluar edhe më tej atë, në dobi të interesave reciproke dhe të miqësisë midis dy vendeve.

“Kryetari Konjufca konfirmoi mbështetjen e institucioneve vendore sa i përket angazhimeve për rritje edhe më të madhe të investimeve japoneze në Republikën e Kosovës dhe avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik”, citohet Konjufca në komunikatë.

Po ashtu kryetari Konjufca falënderoi diplomatin japonez për mbështetjen që Japonia i ka dhënë dhe vazhdon t'i japë Kosovës në shumë fusha, duke potencuar rëndësinë që kjo përkrahje të vazhdojë, përfshirë aspiratat për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Ambasadori Ryuta Mizuuchi u interesua për zhvillimet aktuale në vendin tonë, ndërsa konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së Japonisë për Kosovën edhe në të ardhmen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat