Esad Çollaku: Qëllimi i terroristëve serbë ishte aneksimi i Kosovës

Aktuale

Esad Çollaku: Qëllimi i terroristëve serbë ishte aneksimi i Kosovës

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 19:10
Esad Çollaku

Ish-eprori i luftës në Kroaci, Esad Çollaku, ka folur sot rreth metodave dhe qëllimeve që banda terrorriste serbe ka pasur për Policinë Kosovës në aktin e 24 shtatorit.

”Metoda e cila është incizuar me dronë, faktikisht ata kanë dashur ta stimulojne se si do të veprojnë kundër policisë së kosovës, nese policia e kosovës do vepronte kundër tyre. Disa elemnete bazike qe shihen në  këto incizime ata shihen që kanë pasur informata që kfori dhe unmiku apo eulexi fare te mos marrin masa kunder tyre, ata janeë pergatitur vetëm kunder policisë se kosovës”.

Çollaku tha në Info Magazine, se plani i tyre ka qenë të përgatisë xhandarmërinë dhe të ndërhyjë kinse në mbrojtje të serbëve të veriut.

”Serbia me njëfarë mënyre deshi të nxis problemin e quajtur të ”qytetarëve që nuk e pranojnë realitetin ne Kosovë” për të mundur më vonë të reagoje policia apo “ushtria serbe”, ata kanë bërë një kamuflim shume të mirë, Serbia me ushtrinë e në realietet ajo është duke përgatitur xhandarmërine, dhe policinë speciale elite të Serbisë për të ndërhyrë ”në mbrojtjen e serbeve të veriut”. Ky ka qenë plani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat