“Radoiçiqi lëvizte me 5 badigardë e plot vetura” – Gashi tregon si lëvizte famëkeqi i veriut

Aktuale

“Radoiçiqi lëvizte me 5 badigardë e plot vetura” – Gashi tregon si lëvizte famëkeqi i veriut

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 22:17
Milan Radoiçiq

Gazetari Kreshnik Gashi tha se Milan Radoiçiq në rrugë është shfaqur si person i rrezikshëm.

Gazetari Gashi tha se ai ka lëvizur me badigardë e me xhipa në rrugët e Mitrovicës.

“Është kujdes me qenë person i fuqishëm në atë zonë, është kujdes edhe me shfaq atë, ai është shfaq afër Vuçiqit, edhe në rrugë është shpërfaq si person i rrezikshëm. Nuk ka ecë vetë në rrugë, këta xhipat e blinduar kanë lëvizë edhe më herët në zonën e Mitrovicës ky ka pas badigardë, është kujdes me kallxu që ka fuqi shumë të madhe. Ka lëvizë me 5-10 dadigardë që janë njohur si badigardë të fortë dhe është kujdes që në zonën ku ka qenë ai mos me pas njerëz tjerë”, tha Gashi në “Pressing”.

Ai tha se pasi ka arritur ta heqë fletëarrestin, Radojçiq është kthyer me një ceremoni.

“Policia i ka hek veturat në lagje, sepse ai ka hy, ka kërku”, u shpreh gazetari Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat