Kuçi: Nëse KFOR-i merr veriun, Kosova kthehet para 17 shkurtit të 2008-ës

Aktuale

Kuçi: Nëse KFOR-i merr veriun, Kosova kthehet para 17 shkurtit të 2008-ës

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 22:25
Hajredin Kuçi

Ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, e komentoi edhe deklarimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për shtimin e numrit të pjesëtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës.

Ai tha se jashtë ruajtjes së kufijve që e ka KFOR-i me mandat, çdo ndryshim i statusit të veriut të Kosovës do të ishte kthim para 17 shkurtit 2008 dhe kthim nën administrimin e Rezolutës 1244.

“Sa i përket veriut, unë mendoj që nuk ka nevojë të ketë asnjë status tjetër veriu. Veriu duhet të ketë statusin e çdo komune çfarë e kanë komunat tjera. KFOR-i e ka për obligim, ne i jemi falënderues që t’i mbroj kufijtë e Republikës së Kosovës dhe në këtë drejtim janë të mirëseardhur për ruajtjen e kufijve dhe natyrisht, këtu besoj që jemi falënderues për ata, shtetet por edhe familjet e tyre që kanë dërguar djemtë dhe vajzat në Kosovë. E kundërta e asaj, KFOR-i nëse e merr veriun po e them juridikisht, ata duhet ta kenë një lidhje juridike civile. Dhe ajo lidhje juridike civile me rezolutën 1244 është UNMIK-u.

Pra e kemi një ringjallje të kohës së para 17 shkurtit të 2008-ës. Kjo nuk guxon dhe nuk duhet të ndodh në asnjë rast. Cenimi i kufijve të Kosovës. Pastaj është çështje që koordinohet Policia e Kosovës, FSK-ja, KFOR-i, EULEX-i, kushdo që është prezent. Por jo ne me dhënë një mandat ngase kjo do të konsiderohej që ai vend është i paadministrueshëm dhe vendin e paadminsitrueshëm mund ta mbaj dikush tjetër, në këtë rast një forcë e tretë çfarë është KFOR-i. Por pas asaj periudhe, ai kërkon zgjidhje politike dhe nuk guxojmë ne ta vëmë veriun e Kosovës nën administrim. Në asnjë rast”, tha Kuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat