“Shpëtojeni Kosovën!”/ Nela: Asociacionit si “minë me sahat” për integritetin politik dhe territorial të Kosovës

Aktuale

“Shpëtojeni Kosovën!”/ Nela: Asociacionit si “minë me sahat” për integritetin politik dhe territorial të Kosovës

Nga: M.L. Më: 2 tetor 2023 Në ora: 22:54
Milaim Nela

Publicisti Milaim Nela ka thënë se është i të njëjtit mendim me ish Ministren e Jashmte të Kosovës, Meliza Haradinaj kundër asociacionit të çfarëdollojshëm.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Nela ka thënë se po pret që edhe ish kryenegociatorja Edita Tahiri të jetë kundër asociacionit.

Në kuadër të kësaj, ai ka kërkuar që edhe presidentja vjosa Osmani ta korrigjojë qëndrimin e saj për asociacionin.

Postimi i plotë:

BASHKOHEM me ish ministren e jashtme të Kosovës Meliza Haradinaj:

JO Asociacion në çfarëdo lloj forme qoftë ai!

Po pres që edhe Zj Edita Tahiri të jetë kundër Asociacionit si minë me sahat për integritetin politik dhe territorial të Kosovës!

Do doja që edhe presidentja Vjosa Osmani në dritën e ngjarjeve të fundit ta korigjojë qëndrimin e saj ndaj Asociacionit!

Asociacioni duhet të hiqet nga axhenda e çdo lloj negociate me Serbinë apo ndërkombëtarët!

Shpëtojeni Kosovën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat