Mushkolaj: Pushteti dhe opozita po e bllokojnë Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Mushkolaj: Pushteti dhe opozita po e bllokojnë Kuvendin e Kosovës

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 21:00
Imer Mushkolaj

Imer Mushkolaj, i ka akuzuar partitë politike të pozitës dhe opozitës për bllokim të Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se përkundër kësaj është problematike të shpërndahet Kuvendi, për shkak se opozita nuk i ka numrat për një gjë të tillë dhe se pozita nuk e ka në mend të veproj si do opozita.

“Mundësia ekziston gjithmonë, varet nga vullneti politik. Është situatë interesante në Kuvend, opozita pavarësisht që nuk I ka numrat për një mocion votëbesimi, vazhdimisht kërkon zgjedhje. Pushteti që i ka numrat, ka mundësi ta dërgoj vendin në zgjedhje, deri tash nuk e ka mëndu një gjë të tillë”, tha ai.

Mushkolaj tha se në Kuvendin e Kosovës, në seancat e fundit, ka vetëm përplasje, akuza e sulme, dhe pak punë në të mirë të qytetarëve.

“Nëse i dëgjojmë dyja palët, deklaratat janë paradoksale, në kuptimin që pushteti edhe me veprime është që po e bllokon Kuvendin sot nuk ishte pjesëmarrës në seancë. Në anën tjetër opozita është për me rezistu dhe me vendos ndonjë kusht, p.sh nëse nuk e votoni rezolutën për policinë, nuk votojmë marrëveshje ndërkombëtare. Pra, të dyja palët po e bllokojnë Kuvendin, Kuvendi është i bllokuar, nuk funksionon. Kemi parë vetëm përplasje, akuza e sulme, ndërkohë që nuk ka qenë fare produktiv”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat