Liri Loshi ka një paralajmërim jo të mirë për Ramën: Nëse vazhdon kështu, kjo gjë do të ndodhë!

Aktuale

Liri Loshi ka një paralajmërim jo të mirë për Ramën: Nëse vazhdon kështu, kjo gjë do të ndodhë!

Nga: M.H. Më: 18 tetor 2023 Në ora: 08:49
Liri Loshi

Liri Loshi përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me deklaratat që Rama së fundmi bëri ndaj Kosovës, duke vazhduar ta mbrojë Serbinë.

Sipas tij, ky njeri nuk di se çfarë do dhe se është në anën e kundër të historisë dhe intersit kombëtar, përcjell “Bota sot”.

Historia do ta shkelë pamëshirshëm, për së gjeri e për së gjati, shtoi ndër të tjera ai.

Postimi i plotë

Vazhdon Edi Rama me ba deklarata budallica për Kosovën!!! Definitivisht, ky njeri ka problem me menaxhimin e budallakut të vet. Edhe ju që e përkrahni, keni problem të vetëbesimit dhe unë sinqerisht, ju mirëkuptoj. Hije më të mirë nuk mundeni me gjetë. Sidomos për enversitët, fizikumi i Edit u ngjallë mallin dhe dashurinë e ndrydhur dekadash!

Kur jemi të problemet, pa to nuk jam as unë! Nuk asht dashtë me u marrë me Edi Ramën fare. Faji më i lehtë që mund t’i atribohet atij është se njeriu nuk di çfarë do. Por, nëse ai rastësisht e kalon këtë dilemë, atëherë nuk do të ketë lumë as det që i lanë mëkatet e tij. Ky njeri është në anën e kundërt të historisë dhe të interesit kombëtar. Dhe, historia do ta shkelë pamëshirshëm, për së gjeri e për së gjati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat