Limaj: Takimi i 14 shtatorit, ishte dritë e gjelbër për Serbinë ta sulmojë Kosovën

Aktuale

Limaj: Takimi i 14 shtatorit, ishte dritë e gjelbër për Serbinë ta sulmojë Kosovën

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 22:51
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se takimi Kurti-Vuçiq më 14 shtator, ishte “dritë e gjelbër” për Serbinë t’i fusë forcat ushtarake në Kosovë.

Më konkretisht, Limaj vlerësoi se akuzat e kryeministrit, Albin Kurti, ndaj Lajçak e Borrell, për anshmëri në dialog, e sollën situatën në Banjskë.

“Këtu ishte pika e fundit kur Kurti ka thënë që Lajçak dhe Borrell janë të anshëm dhe se nuk ka kuptim dialogu. Pikërisht në këtë moment iu ndez drita e gjelbër Vuçiqit për të hyrë me forca në Kosovë. Këtu është momenti kur Vuçiq ka thënë se “tani është koha të hyjmë me forca ushtarake, sepse Kurti i prishi raportet me botën, hajde të hyjmë e ta marrim situatën në dorë”. Pra, ky ka qenë momenti”, potencoi Limaj.

Kujtojmë që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar ndërmjetësit evropianë të dialogut, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, për njëanshmëri dhe deformim të procesit të dialogut me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat