Ambasada britanike: Ligji për Prokurorinë Speciale e rrit efikasitetin

Aktuale

Ambasada britanike: Ligji për Prokurorinë Speciale e rrit efikasitetin

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, e ka mirëpritur miratimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale në Kuvend. Kjo ambasadë ka theksuar se me propozimin e saj do të krijohet edhe Njësia e Veçantë Hetimore, si pjesë e këtij ligji.

“Do të ofrojmë ndihmën tonë për të siguruar zbatim të suksesshëm të Njësisë. Parashikojmë që ekipet, e udhëhequra nga prokurori i rastit, do të rrisin efikasitetin, efektivitetin dhe cilësinë e hetimeve. Kjo qasje bashkëpunuese do të kontribuojë në përpjekjet e vazhdueshme për të luftuar krimin e rëndë dhe të organizuar”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Kuvendi ka miratuar sot Ligjin për Prokurorinë Speciale, i cili ka për qëllim të rregullojë mënyrën e funksionimit të Prokurorisë Speciale si një organ prokurorial i përhershëm dhe i specializuar që vepron në kuadër të Prokurorit të Shtetit.

Përmes këtij Ligji, parashihet themelimi dhe funksionimi i Njësisë së Veçantë Hetimore e cila do të ndihmojë Prokurorinë Speciale në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale të korrupsionit zyrtar, atyre kundër detyrës zyrtare si dhe veprave penale të krimit të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat