Gazetari Xhemajl Rexha publikon fotografinë: Kurti sapo u kthye në hotel ku po ndodhin takimet

Aktuale

Gazetari Xhemajl Rexha publikon fotografinë: Kurti sapo u kthye në hotel ku po ndodhin takimet

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 17:37
Foto nga vendi i ngarjes

Pak më parë, u raportua se kryeministri Albin Kurti është rikthyer në hotelin ku ndodhën takimet e krerëve evropianë me Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gazetari Xhemajl Rexha ka publikuar një fotografi të Kurtit, ndërsa ka shkruar se shefi i ekzekutivit është rikthyer në hotel.

“Kryeministri Kurti sapo është kthyer në hotelin ku po zhvillohen takimet.

Vuçiq është ende këtu, si dhe Lajçak” – shkroi Rexha në X.

Pritet të shihet nëse do të ketë një takim Kurti-Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat