Ramabaja: Gjuha denigruese ndaj Gjykatës Speciale nuk shkon në dobi të atyre që janë atje

Aktuale

Ramabaja: Gjuha denigruese ndaj Gjykatës Speciale nuk shkon në dobi të atyre që janë atje

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 21:27
Analisti Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja tha se gjuha denigruese ndaj Gjykatës Speciale, nuk shkon në dobi të ish-krerëve të UÇK-së që po qëndrojnë në Hagë.

Analisti Ramabaja tha Specialja mund të përgatitë një akuzë që si bazë mund ta marrë “pengimin e drejtësisë”.

“Unë kam një qëndrim specifik, mendoj që Gjykatën në përgjithësi nuk e kemi trajtuar si gjykatë tonën dhe jo rrallë në studiot tona është përdorë një gjuhë denigruese deri në gjuhë fyese që mund të shërbejë si mundësi për përgatitjen e një akuze të re që për bazë mund të kishte akuzën për pengim të drejtësisë.

 Nuk shkon në dobi të atyre që janë atje, por nuk shkon edhe në dobi të përfundimit më të mirë të mundshëm, lirimit të të burgosurve nëse vazhdohet me gjuhë të tillë”, tha ai në Pressing.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat