​Protesta e NJSI-së, Krasniqi: Kjo fotografi është e vërteta e turpshme e kësaj qeverie të paaftë

Aktuale

​Protesta e NJSI-së, Krasniqi: Kjo fotografi është e vërteta e turpshme e kësaj qeverie të paaftë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka reaguar pas protestës së Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) për ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Ai në një postim në Facebook ka publikuar një foto nga protesta e sotme e NJSI-s, duke thënë se këtë fotografi nuk është dashur ta shohim kurrë, sidomos pas zhvillimeve të fundit në veri.

“Njësiti Special Intervenues dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, krenaria e shtetit tonë, detyrohen të protestojë para Qeverisë së vendit të vet, kundër injorimit dhe nënçmimit që po ju bëhet nga ta. Përtej fjalëve boshe për Policinë e Kosovës, fatkeqësisht, kjo fotografi është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot është mbajtur protesta e Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI). Një nga pjesëtarët e kësaj njësie ka deklaruar para mediave se nuk lejojnë të përdoren politikisht nga politika. Në emër të grupit protestues, ai tha se kërkojnë rishikimin e vendimit për shtesat e rrezikshmërisë për këtë kategori.

Po ashtu, bëri të ditur se nuk do të ndalen së kundërshtuari dhe se do të ndërmarrin edhe masa të tjera.

Kohë më pare kryeministri Albin Kurti ka prezantuar shtesat për pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Ai ka thënë se në këtë propozim përfshihen gjithsej shtatë kategori të pozitave në polici. Sipas tij, deri më tani ka pasur pabarazi në mesin e policëve.

Kurti shtoi se shtesat për rrezikshmëri do të fillojnë së aplikuari nga paga e muajit nëntor.

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti tha se pas shqyrtimeve dhe analizave që kanë bërë me ministritë përkatëse, kanë hartuar propozimet për shtesat e qeverisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Shtesat për njësitë elitare të Policisë së Kosovës:

Njësia speciale intervenuese – 150 euro

Njësia për ndërhyrje të shpejtë – 150 euro

Njësia për mbrojte të afër – 150 euro

Njësitë speciale operative K9 – 120 euro

Njësinë për eksplozivët dhe deminim – 120 euro

Pjesëtarët e patrullave kufitare – 100 euro

Pjesëtarët e hetuesisë – 75 euro

Ekipet reaguese dhe patrullat – 60 euro

Policët në sigurim të objekteve – 50 euro

Policët në menaxhim të operacioneve 50-45 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat