Abdullahu i PDK-së thotë se një Asociacion i komplikuar do të ishte më i mirë për qeverinë

Aktuale

Abdullahu i PDK-së thotë se një Asociacion i komplikuar do të ishte më i mirë për qeverinë

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 15:15
Faton Abdullahu

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu thotë se sa më i paqartë Asociacioni, aq më lehtë e bën Qeveria të pranueshëm për qytetarët.

Abdullahu ka shkruar se një Asociacion i komplikuar do të ishte më i mirë për Qeverinë.

“Qëllimisht komplikimi vazhdon, prandaj nuk i dihet – me nënshkrim apo pa nënshkrim, u pranua nuk u pranua, autonomi jo nuk është autonomi, menaxhhim apo jo, Vuçiqi e pranoj jo e refuzoj, Amerikanët e përkrahin shumë jo kanë rezerva pak, Lajqaku i mirë apo vazhdon të jetë i njëjti, transparencë apo nuk ka transparencë, Gjermanët me ne apo veç me Kurtin, Franca kundër apo jo, Statuti, Drafti, finalja jo nuk është finalja, Rama, Rusia, Ukraina……..”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Asociacioni sa mi i komplikum aq më mirë për Qeverinë – prandaj ‘Zot bone llugë’ të mos i bjen në fije hiç askush, asnjëherë.

1) Sa më i paqartë Asociacioni aq më lehtë e bën Qeveria të pranueshëm për qytetarët.

2) Sa më i paqartë Asociacioni aq më pak kuptohet drejtë dhe mirë.

3) Sa më i paqartë Asociacioni aq më pak do ta kundërshtojnë .

4) Aq më pak do të kuptohen mirë dhe drejtë kundërshtimet që i bëjnë opozita dhe gjithë të tjerët.

5) Aq më pak do të dëmtohet Qeveria Kurti dhe VV-ja.

6) Aq më larg zemrës

7) Aq më shpejt harrohet

8. Aq më keq do të bëhet

Qëllimisht komplikimi vazhdon, prandaj nuk i dihet - me nënshkrim apo pa nënshkrim, u pranua nuk u pranua, autonomi jo nuk është autonomi, menaxhhim apo jo, Vuçiqi e pranoj jo e refuzoj, Amerikanët e përkrahin shumë jo kanë rezerva pak, Lajqaku i mirë apo vazhdon të jetë i njëjti, transparencë apo nuk ka transparencë, Gjermanët me ne apo veç me Kurtin, Franca kundër apo jo, Statuti, Drafti, finalja jo nuk është finalja, Rama, Rusia, Ukraina........

- vazhdone ju miq listën edhe pse zor me qenë më kreativ se Qeveria në komplikime e paqartësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat