Demahasaj: Dy herë zjarr brenda një vit në IML, nuk po më duket e rastësishme

Aktuale

Demahasaj: Dy herë zjarr brenda një vit në IML, nuk po më duket e rastësishme

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 21:12
Arton Demhasaj

Analisti Arton Demhasaj nuk e sheh të rastësishëm zjarrin që ndodhi para dy ditësh në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sipas tij, ky Institut është dashur të jetë shumë i sigurt, për shkak të mostrave që mbahen aty.

Nuk po më duket e rastësishme dy herë me pas zjarr në Institutin e Mjekësisë Ligjore brenda vitit. Nuk po më duket e rastësishme. Pse nuk po ka në institucione tjera, por po ka pikërisht në institucione që është tepër i rëndësishëm, sepse aty mbahen mostra të rëndësishme…ai është dashtë me qenë një Institut tepër i sigurt. E me ndodh dy herë zjarr brenda një viti, nuk po më duket e rastësishme. Shpresoj që të jetë e rastësishme”, deklaroi ai.

Mëngjesin e së martës, Instituti i Mjekësisë Ligjore është kapluar nga zjarri, me ç’rast ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka njoftuar se nuk janë dëmtuar mbetjet mortore, mostrat, e as arkivi i këtij institucioni, teksa hetimet ende po vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat