Abdixhiku: E dashuroj programin e LDK-së

Aktuale

Abdixhiku: E dashuroj programin e LDK-së

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 21:24
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur për programin “Rruga e Re”.

Abdixhiku ka thënë se e dashuron këtë program, poqë i vjen keq që tani nuk mund ta implementojë në Kosovë, për shkak se nuk e ka pushtetin.

Po ashtu ka thënë se për rreth vete ka njerëz profesionistë që do të mund të bënin ndryshime.

“Unë sot besoj në këtë program politik, unë sot e dashuroj këtë program politik. Unë sot ndjeh keqardhje që këtë program politik sot nuk mund ta implementoj në Kosovë. Ndjeh keqardhje që për rreth kam njerëz jashtëzakonisht profesionistë e të angazhuar që mund vërtetë ta ndryshojnë Kosovën”, ka thënë Abdixhiku, të enjten.

Më tutje ai ka thënë se Kosovës po i ikin dy gjëra, koha dhe njerëzit.

“Janë dy gjëra që po na ikin, koha dhe njerëzit”, ka deklaruar kreu i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat