Shkodra: Duhet të punohet më shumë me njerëzit me të kaluar kriminale

Aktuale

Shkodra: Duhet të punohet më shumë me njerëzit me të kaluar kriminale

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 18:28
Ish-zëvëndësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Selami Shkodra

Ish-zëvëndësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, përmes një lidhje në “Info Magazine” në Klan Kosova, ka folur për njerëzit me të kaluar kriminale, duke thënë se duhet të bëhet risocializimit i tyre.

Ai gjithashtu u shpreh se duhet të punohet më shumë me njerëzit me të kaluar kriminale.

“Ka një mori organesh ligjzbatuese, duke filluar nga policia, prokuroria e vendit dhe si rezultat i këtyre të dyjave shkojnë edhe deri tek shprehja e vullnetit të gjyqtarëve me rastin e shqiptimit të dënimeve te kryersëve të veprave penale.”

“Pastaj është faza tjetër e vuajtjes së dënimit, apo e sanksionit penal. Unë mendoj që shoqëria duhet, përveç masave represive, duhet të shkohet edhe drejt risocializimit të njerëzve me të kaluar kriminale dhe të njëjtin duhet të punohet me ta më shumë, në kuptimin që t’i kthehen jetës dhe ta kuptojnë që rruga që kanë ndjekur në të kaluarën është rrugë e gabuar”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat