Qehaja për rezultatet në PISA: Faji është institucional

Aktuale

Qehaja për rezultatet në PISA: Faji është institucional

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 19:19
Rinor Qehaja

Rinor Qehaja nga Instituti Edguard vlerëson se rezultatet e publikuara sot nga testi PISA dëshmojnë edhe njëherë se cila është cilësia e vërtetë e mësimdhënies në Kosovë.

Qehaja thotë se fajtor për rezultatet e dobëta janë institucionet, e më së paku nxënësit e prindërit.

“Faji është institucional, ekskluzivisht i institucioneve qeveritare në përgjithësi për mësimdhënien dhe në këtë rast deri të shkolla atje, dhe te mësimdhënësit të cilët mësimdhënien e kanë të centralizuar dhe të orientuar në memorizim dhe të mësuarit mekanik. Dhe që kjo në thelb është ndesh me atë se çka në të vërtetë u shërbejnë këtyre të rinjve për jetë…shumë pak në faj janë nxënësit, prindërit, por me më shumë përgjegjësi janë të gjithë të tjerët që janë të thirrur me garantu atë cilësinë e mësimdhënies”, deklaroi ai.

Në bazë të rezultateve të publikuara sot nga testi PISA, Kosova renditet pothuajse në fund në të gjitha kategoritë.

Nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, Kosova ka zënë vendin e 76-të, derisa për shkencë vendin e 77-të.

Gjithashtu edhe në matematikë, Kosova është renditur në vendin e gjashtë nga fundi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat