Blakaj: Pas vendimit për kufizimin e vizitave, pak gjasa që ish-krerët e UÇK-së të mbrohen në liri

Aktuale

Blakaj: Pas vendimit për kufizimin e vizitave, pak gjasa që ish-krerët e UÇK-së të mbrohen në liri

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 15:41
Bekim Blakaj

Gjykata Speciale në Hagë ditë më parë mori vendim për përkufizimin e vizitave për ish –krerët e UÇK-së, në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.

I pyetur se a mund të ketë ndikim ky vendim në procesin gjyqësor, drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj tha se në asnjë rrethanë ky vendim nuk do të duhej ta influencojë procedurën që është duke u zhvilluar.

Por që sipas tij, pas këtij vendimi është e pak e pritshme që në një të ardhme të afërt ish-krerët e UÇK-së, të mund të mbrohen në liri.

“Jo në asnjë rethanë kjo nuk duhet ta influencojë procedurën që është duke u zhvilluar. Mund të ketë ndikim edhe pse edhe në të kaluarën asnjëherë nuk është sjellë një vendim në kërkesën e mbrojtjes, që të mbrohen nga liria të pandehurit. Po sigurisht tash pas kësaj është pak e pritshme që në një të ardhme të afërt mund të sillet një vendim që të pandehurit të mbrohen nga liria, pra të jenë jashtë burgut përgjatë procedurës. Kështu që në këtë aspekt mund të ndikojë, mirëpo jo edhe në shqyrtimin kryesorë në këtë landë”, tha Blakaj.

Kujtojmë që, ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, iu është ndaluar vizita nga persona të paprivilegjuar, qoftë fizikisht apo me video lidhje.

“Trupi gjykues ndalon çdo vizitë te ndonjë prej tre të akuzuarve nga persona jo të privilegjuar derisa Paneli të ketë vendosur mbi bazueshmërinë e aplikimit të ZPS-së. Çdo kërkesë për komunikim me një person jo të privilegjuar do t’i nënshtrohet autorizimit paraprak nga regjistruesi. Çdo komunikim i tillë, kur autorizohet nga Sekretari, do të monitorohet në mënyrë aktive dhe Paneli autorizon Zyrën e Regjistrimit të ndalojë çdo komunikim të tillë në çdo moment kur ekzistojnë arsye për të justifikuar një masë të tillë”, thuhet nga Specialja.

Ky vendim, vjen pas parashtrimeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, se në këto takime po shpërndahen informacione konfidenciale.

“Informacioni i vendosur para Panelit sugjeron se ekziston një rrezik real që informacioni konfidencial t’u zbulohet individëve që nuk kanë të drejtë t’i marrin ato. Zbulimi i paligjshëm i një informacioni të tillë mund të ndikojë negativisht në mbrojtjen efektive të viktimave dhe dëshmitarëve dhe integritetin e procedurave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat