“E urreva, s’e përqafoi, e preku me tre gishta” - Mësuesja e Liridonës: U martua e re

Aktuale

“E urreva, s’e përqafoi, e preku me tre gishta” - Mësuesja e Liridonës: U martua e re

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 10:21
Teuta Haxhiu

Teuta Haxhiu, mësuesja e Liridona Ademajt e cila u ekzekutua mbrëmjen e 29 nëntorit ka dhënë një intervistë për median.

Ajo ka kërkuar që të kthehet dënimi me vdekje ndërsa nënvizoi se Liridona Ademaj ka qenë nxënëse shembullore.

Mes të tjerash ajo nënvizoi se Liridona është martuar shumë e re.

“U tmerrova për ngjarjen e Liridonës. Vdekja e Liridonës në prezencën e fëmijëve ka qenë një vdekje e dyfishtë. Kam menduar se kush ka pas shpirt dhe po të jetë një kriminel, nuk duhet të ndodhte në prezencën e fëmijëve. Nuk kam mëndu kurrë që Naimi mund të ketë qenë vrasësi i gruas së tij. Duhet të dënohet me vdekje, sepse ashtu e meriton. Ajo u martua shumë herët. Martesat e hershme nuk janë martesa të mira.

Nuk do e largoj kurrë prej mendjes time. Zëri i motrave që e thirrnin Liridonë, çohu se ka ardhur mësuesja Teutë”-theksoi Teuta Haxhiu, mësuesja e Liridonës për Euronews.

Ajo tregoi momentin kur Naimi e përshëndeti për herë të fundit bashkëshorten e tij, e cila u vra me porosi të tij.

“Ka qenë vajzë shumë e hareshme dhe shumë e zgjuar. Ka reflektuar gjithmonë pozitivitet. Asnjëherë nuk do të largohet prej mendjes time. Kishte një mavijosje në syrin e majtë. Nuk e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi, vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi. Nuk nxori një lot. U thashë  kolegëve si është e mundur që bashkëshorti nuk e përqafon në këtë ditë kur ai nuk do e shoh më”-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat