Këshilltarja Lokale e Bashkimit Evropian, kërkon tërheqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe ndëshkimin e Serbisë

Aktuale

Këshilltarja Lokale e Bashkimit Evropian, kërkon tërheqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe ndëshkimin e Serbisë

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 12:03
Kati Schenberger

Kati Schenberger, Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, e ka ngritur zërin dhe ka bërë thirrje të fortë për tërheqjen menjëherë të sanksioneve ndaj Kosovës dhe për ndëshkimin e kërcënimeve të Serbisë kundër Republikës së Kosovës.

Në një deklaratë të fuqishme në rrjetin social “X”, Schenberger ka theksuar se është koha që komuniteti ndërkombëtar të marrë masa konkrete për të sqaruar ato që ndodhen me 24 shtator të viti 2023 në Banjskë

“Mund ta nënshkruaj edhe atë. Të gjitha sanksionet ndaj Kosovës duhet të tërhiqen menjëherë dhe kërcënimet dhe sulmet e Serbisë kundër Republikës së Kosovës duhet të sqarohen dhe sanksionohen”, ka shkruar ajo.

Më tej ajo ka përfunduar duke thënë se duhet të ketë ndëshkim të rreptë për këto veprime agresive dhe terrorist të cilat kanë ndodhur me 24 shtator në Banjskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat