Presidentja takohet me Leyen në Bruksel, i kërkon domosdoshmërisht heqjen e masave ndaj Kosovës

Aktuale

Presidentja takohet me Leyen në Bruksel, i kërkon domosdoshmërisht heqjen e masave ndaj Kosovës

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 21:34
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sonte në Bruksel edhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Osmani shkruan në platformën X, që i ka ritheksuar Leyenit, domosdoshmërinë e heqjes së masave aktuale të BE-së, ndaj Kosovës.

”Një diskutim thelbësor me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, në Bruksel. Theksova rëndësinë e mbështetjes së Komisionit për Kosovën dhe domosdoshmërinë që masat aktuale të hiqen.

Ne mirëpresim Planin e ri të Rritjes, për të cilin Kosova, ka propozuar reforma konkrete”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat