Arrestohet i dyshuari i dytë për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aktuale

Arrestohet i dyshuari i dytë për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dytë si të dyshuar pas aksidentit fatal të së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dytë si të dyshuar pas aksidentit fatal të së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku mbetën të vdekur tre persona dhe tre të tjerë u lënduan.

Sipas raportimeve të para, në atë pjesë dyshohet se ishte duke u zhvilluar një garë e veturave, ku ishin mbledhur qytetarë për të shikuar garat.

“Lidhur me rastin e aksidentit me pasoja fatale i ndodhur në autostradë, pas arrestimit fillimisht të një personi të dyshuar, sot është identifikuar dhe arrestuar edhe një person i dytë i dyshuar. Pas intervistimit të personit të dyshuar, me urdhër të prokurorit i njëjti ndalohet për 48 orë”, ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Në raportin e policisë thuhet se gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë.

Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat