AKB: Kosova duhet të themelojë Bursën e Kapitalit

Aktuale

AKB: Kosova duhet të themelojë Bursën e Kapitalit

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 11:54
AKB: Kosova duhet të themeloj Bursën e Kapitalit

Bordi i AKB-së mbajti takimin e rregullt të fund vitit 2023 ku diskutuan dhjetë pika të rendit të ditës ku mes të tjerëve ishte Ligji i ri i Administratës tatimore të Kosovës ATK, Ligji i Fondit Sovran në Kosovë,Tregtia e brendshme në Kosovë dhe Raporti i aktiviteteve të AKB-së.

Sipas njoftimit për medie, Bordi i AKB-së miratoi raportin e aktivitetet dhe tha se informaliteti në Kosovë është i lartë dhe Ligji i ATK-së sa do që është i mirë, nëse nuk zbatohet profesionalisht ai dëmton konkurrencën e drejtë në Kosovë.

“Fondi Sovran i Kosovës duhet themeluar nga teprica e buxhetit jo të ndahet buxhet shtesë dhe Bordi udhëheqës mos të jetë politik por profesional dhe i pavarur nga politika.

Ekonomia e brendshme ka nevojë ndër të tjerat për themelimin e Bursës e cila fuqizon kapitalin dhe siguron investimet në sektorë të ndryshme në Kosovë.

AKB-ja i kërkon qeverisë së Kosovës të procedon sa më shpejtë ligjin për Bursën e kapitalit në vitin 2024 si mundësi e re e zhvillimit ekonomikë, vendor dhe ndërkombëtare ashtu siç e kanë shumë vende në Ballkan dhe në Evropë”, thuhet në njoftimin e AKB-së.

Në takim ishin Agim Shahini Kryetar i AKB-ës, Suat Berisha nënkryetar, si dhe antarët e Bordit udhëheqës :Rexhepi Viva Fresh Store,Shkëlzen Jusaj Petrol Company, Haziz Tafaj Agrokosova Holiding, Arianit Koci Koci&Vokshi, Ahmet Kuqi Solid dhe Isak Tusha IMI -COP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat